Sport

Hoeness dhe aventura në burg: “Isha nën mbrojtjen e rusëve, nuk kam pasur probleme”

5 Janar 2022, 16:02 Nga DOSJA
Hoeness dhe aventura në burg: “Isha nën mbrojtjen e rusëve,

GJERMANI-Ulrich Hoeness festoi ditëlindjen e tij të 70-të dhe në këtë rast, dha një intervistë të gjatë për Die Zeit. Ish-presidenti i Bayern Munich, mes shumë argumenteve, është ndalur edhe në një nga kohët e tij të vështira, atë që ka jetuar në burgun e Landsberg am Lech.

Ish-kreu i bavarezëve kishte pranuar se i kishte shmangur personalisht 28 milionë euro taksave gjermane dhe kishte pranuar dënimin me 3 vjet e 6 muaj burg. Më pas Hoeness shkon në burg dhe lirohet pasi ka kryer 21 muaj. Ish-presidenti nuk i harron ato momente, por rrëfen se nuk ka pasur asnjëherë probleme gjatë kohës që isha në burg: “Të gjithë u habitën se sa normal isha. Unë kurrë nuk kam pasur problem. Në fillim qarkulluan këto histori se më sillnin ëmbëlsira për darkë në mbrëmje, por në fund të gjithë e kuptuan se ishin thjesht marrëzi”.

70-vjeçari kujton edhe sesi u mbrojt nga rusët. Ish-presidenti frekuentonte kishën e burgut dhe mes besimtarëve ishte edhe kreu i rusëve. Menaxheri ishte në gjendje të fitonte shpejt besimin e tij, falë kungimit. Kisha, në fakt, nuk pranoi të kungonte shefin e rusëve, por Hoeness gjeti zgjidhjen.

“Unë ia mora biskotën priftit, por në vend që ta fusja në gojë e mbajta në dorë. U ktheva për t’u ulur, në rreshtin e parafundit shkova te rusi, e theva përgjysmë dhe i dhashë një pjesë. Të nesërmen, vjen një i burgosur që ishte në krahun kryesor të burgut dhe më sjell një mesazh. “Përshëndetje nga rusët, tani e tutje jeni të mbrojtur këtu”.

Por ka kaq shumë shaka në aventurën e 70-vjeçarit. Një burrë me pamje të rrezikshme iu afrua duke alarmuar të gjithë rojet. Megjithatë, i arrestuari donte vetëm përditësime për tregun e transferimeve: “Agjentët në dhomë ishin në alarm, por ai m’u afrua i emocionuar dhe më tha: “Z. Hoeness, po e merrni Reusin apo jo?” Unë iu përgjigja ‘Ju siguroj se nuk do ta marrim’. Dhe ai thotë “mirë, atëherë unë mund të filloj paraburgimin në paqe”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bundesliga gjermani ulrich hoeness bundesliga gjermani ulrich hoeness

Sondazh

Poll