Sport

Zola: “Largimi i Insignes? Në futbollin amerikan nuk shkohet vetëm për para”…

5 Janar 2022, 16:12 Nga DOSJA

ITALI – Kalimi i Lorenzo Insignes në Toronto ka lënë pa fjalë të gjithë dashamirët e futbollit italian. Pas dhjetë vjetësh, lidhja e dashurisë me Napolin e tij u ndërpre.

Lidhur me transferimin e tij, edhe ish-sulmuesi i Napolit, ish-trajneri i Chelseas, i njohuri Gianfranco Zola, ka folur në mikrofonat e “La Stampa”, duke justifikuar zgjedhjen e kapitenit të bluve.

“Vështirë të hysh në një zgjedhje të tillë personale. Nëse shkoni në ligën amerikane nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Ka edhe motive jete. Ai nuk e ka pranuar ofertën e një tjetër skuadre europiane të madhe, po shkon në një tjetër lloj futbolli. Dhe imagjinoj se do të ketë implikime edhe për kombëtaren, me kampionatin botëror që kemi përpara,”- ka deklaruar Zola.

Lorenzo Insigne me të vërtetë do të largohet nga Napoli i tij në fund të sezonit. Ai që dha gjithçka për këtë fanellë, që nga dita e parë, nuk arriti të gjente një marrëveshje për rinovimin me presidentin De Laurentiis. Në këto kushte, ai zgjodhi skuadrën kanadeze të Torontos.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport e ardhmja e lorenzo insignes i njohuri gianfranco zola lorenzo insignes mesazhi i lorenzo insignes e ardhmja e lorenzo insignes i njohuri gianfranco zola lorenzo insignes mesazhi i lorenzo insignes

Sondazh

Poll