Sport

“Vdiqa për 5 minuta”, objektivi dhe rikthimi i Eriksen: Dua Botërorin e Katarit

5 Janar 2022, 13:09 Nga DOSJA
“Vdiqa për 5 minuta”, objektivi dhe rikthimi i Eriksen: Dua

DANIMARKË-Christian Eriksen rikthehet për të folur para kamerave për herë të parë në më shumë se 6 muaj, duke thyer një heshtje që zgjati para se ti ndodhte ajo tregjedi në 12 qershor në takimin Danimarkë-Finlandë. “Ishte e pabesueshme që njerëzit ndjenë nevojën të më shkruajnë dhe të më dërgojnë lule – tha për DRTV ish-futbollisti i Interit, duke kujtuar momentet e kaluara në spitalin e Kopenhagenit.”

Intervista e plotë do të transmetohet të enjten, por Christian donte të ndante një fragment për t’u dërguar një mesazh fansave të tij: “Kur u shtrova në spital më thanë se vazhdoja të merrja lule dhe m’u duk e çuditshme që dikush donte ta bënte këtë sepse unë isha pa jetë për pesë minuta. Ishte e jashtëzakonshme dhe një ndihmë e madhe për mua që mora të gjitha ato përshëndetje për një shërim të shpejtë. Shumë akoma më shkruajnë.

Doja të falënderoja të gjithë që arrita të takohesha personalisht: mjekët, miqtë e mi. Por më duhet të falënderoj edhe të gjithë fansat që më kanë dërguar mijëra letra dhe email ose që më kanë takuar në rrugë, si në Danimarkë ashtu edhe në Itali.Mbështetja që kam marrë nga e gjithë bota më ka ndihmuar ta kaloj këtë moment”.

Më pas u ndal tek e ardhmja: “Qëllimi im është të luaj Botërorin e Katarit. Unë dua të luaj, ky ka qenë objketivi im që në fillim. Është një ëndërr. Unë jam i sigurt se mund ta bëj, sepse nuk ndihem ndryshe. Fizikisht jam në formë të mirë, tani dua të luaj futboll dhe të tregoj se jam kthyer në të njëjtin nivel si më parë. Zemra ime nuk është pengesë”. Përfundoi Eriksen.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport danimarka eriksen danimarka eriksen

Sondazh

Poll