Sport

Benjamin Mendy, ish-mbrojtësi i Cityt, transferohet në një burg të sigurisë së lartë

5 Janar 2022, 15:16 Nga DOSJA

ANGLI – Sipas “The Sun”, administrata britanike vendosi gjatë festave të Krishtlindjeve të transferojë Benjamin Mendy dhe Louis Saha Matturie (të bashkëakuzuar) në burgun e sigurisë së lartë të Strangeways, në Mançester, i kategorisë A në Angli. Që nga gushti, ish-lojtari i Manchester City ishte në një burg të Liverpoolit, i cili nuk mund të siguronte më sigurinë e lojtarit.

“Administrata e burgut ka përgjegjësinë për të menaxhuar të burgosurit në mënyrën më të sigurt të mundshme,”- ka thënë një burim i afërt me Strangeways, një nga burgjet më të ashpra të Britanisë, ku zakonisht mbahen një numër i madh vrasësish, madje dhe vrasësish serialë, krimet e të cilëve janë shumë të publikuara.

Gjyqi i ish-lojtarit, i planifikuar fillimisht për 24 janar, është shtyrë për në fund të qershorit. Benjamin Mendy do të jetë në gjykatë këtë të premte, për të zbuluar nëse ai pranon apo jo fajësinë për akuzat e reja shtesë për përdhunim.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport benjamin mendy i planifikuar fillimisht për 24 janar ish-lojtari i manchester city më sigurinë e lojtarit në një burg të liverpoolit një nga burgjet më të ashpra të britanisë sh-lojtarit sipas “the sun” benjamin mendy i planifikuar fillimisht për 24 janar ish-lojtari i manchester city më sigurinë e lojtarit në një burg të liverpoolit një nga burgjet më të ashpra të britanisë sh-lojtarit sipas “the sun”

Sondazh

Poll