Sport

Covid ‘pushton’ skuadrën e Klopp. Shtyhet gjysmëfinalja Arsenal-Liverpool…

5 Janar 2022, 14:19 Nga DOSJA

ANGLI – Ndeshja e parë e Kupës së Ligës, ndërmjet Arsenalit dhe Liverpool-it, e planifikuar për nesër në stadiumin “Emirates” (20:45), është shtyrë për shkak të një “numri në rritje të testeve pozitive Covid-19 midis lojtarëve dhe stafit”.

Lajmin e ka bërë zyrtar Liverpool, i cili e kishte kërkuar Ligën Angleze të Futbollit (EFL) shtyrjen e ndeshjes. “Hera e fundit i testeve të kryera nga klubi dje, zbuloi një numër “të konsiderueshëm” rastesh të reja.

Duke përfshirë edhe zv.trajnerin Pepijn Lijnders, i cili tashmë kishte zëvendësuar Jürgen Klopp, që gjithashtu ishte infektuar javën e kaluar, duke e lënë ekipin “me një numër të pamjaftueshëm lojtarësh në dispozicion për të luajtur ndeshjen”,- sqarojnë “The Reds” në deklaratë e tyre për median.

Liverpool gjithashtu njoftoi se ka mbyllur qendrën e tij stërvitore për shkak të “rasteve të shumta të reja me Covid” në grupin e skuadrës.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp “topçinjtë” e arsenalit liverpool ndihmës trajnerin pepijn lijnders “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp “topçinjtë” e arsenalit liverpool ndihmës trajnerin pepijn lijnders

Sondazh

Poll