Sport

Mungesa e Michael Ngoo, Tirana ka gati surprizën e merkatos, pranë firmës me…

5 Janar 2022, 16:28 Nga DOSJA
Mungesa e Michael Ngoo, Tirana ka gati surprizën e merkatos, pranë

TIRANË-Në muajin janar skuadrat shqiptare po përgatiten për merkaton dhe të gjitha ekipet janë të gatshëm të sjellin elementët më të mirë në skuadër. Tirana, skuadër që kryeson kampionatin është fokusuar te Kristal Abazaj.

Mungesa e Michael Ngo’o ka bërë që drejtuesit e klubit të shohin për një tjetër sulmues. Në fakt, Abazaj është dëshirë e kahershme e Halilit që e kërkoi edhe në korrik ta afronte te Tirana, por më pas lojtari u dëmtua dhe gjërat u ngrinë. Tani që situata e dëmtimit është përmirësuar, Tirana del në skenë.

Lojtari aktivizohet në kampionatin turk me Istanbulsporin që militon në Ligën e Parë. Edhe pse Tirana ka afruar shumë lojtarë cilësorë këtë verë, një afrim i Abazajt do të thoshte që bardheblutë të ishin skuadra bombë në Shqipëri.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll