Sport

Akuza: “Politikanët shfrytëzojnë futbollin, për të treguar se po luftojnë Covid-in”

5 Janar 2022, 13:47 Nga DOSJA
Akuza: “Politikanët shfrytëzojnë futbollin, për

GJERMANI – Presidenti i Union Berlin, një klub që luan në Bundesligën gjermane, akuzoi klasën politike për vendosjen e masave kufizuese ndaj futbollit profesionist, siç janë ndeshjet me dyer të mbyllura, jo për arsye shëndetësore, por për t’u treguar zgjedhësve të tyre, se po punojnë shumë për të luftuar Covidin.

“Politikanët e kanë zakon të përdorin popullaritetin e futbollit për të përcjellë idetë e tyre, qëllimet e tyre politike…, të tipit ‘duhet të bëjmë diçka të dukshme'”, – ka denoncuar Dirk Zingler nga faqet e gazetës ‘Sport Bild”.“Sigurisht, stadiumet janë një objektiv i natyrshëm, sepse futbolli ka një gamë të gjerë veprimi.

Por të tregosh tribunat, si vende infeksioni është e pandershme”,- ka thënë ai. Sipas Zingler, rreziku i infektimit në stadiume është “shumë i ulët”, sepse spektatorët “qëndrojnë në ajër të hapur” dhe lejohen vetëm njerëzit, që janë vaksinuar ose kuruar, “për më tepër të testuar dhe që mbajnë maska”.

“Ne boshatisim stadiumet dhe i kthejmë njerëzit në shtëpitë, apo baret e tyre, ku mblidhen për të parë ndeshjet”,- tha me keqardhje drejtuesi i klubit gjerman. Union Berlin luajti ndeshjen e fundit të Bundesligës në shtëpi më 15 dhjetor, para 5000 shikuesve të autorizuar, të cilët ishn të vaksinuar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “futbollisti i sezonit” në bundesliga për edicionin 2020/21 akuzoi klasën politike bundesligën gjermane dirk zingler ndeshjet me dyer të mbyllura në këtë sezon të bundesligas presidenti i union berlin “futbollisti i sezonit” në bundesliga për edicionin 2020/21 akuzoi klasën politike bundesligën gjermane dirk zingler ndeshjet me dyer të mbyllura në këtë sezon të bundesligas presidenti i union berlin

Sondazh

Poll