Sport

Tërmet në Australi, kryeministri: “Pa prova të mjaftueshme, Djokovic do të kthehet”

5 Janar 2022, 11:23 Nga DOSJA

AUSTRALI – Shteti i Victorias dhe Federata Australiane e Tenisit nga njëra anë, ndërsa qeveria australiane nga ana tjetër. Rasti Djokoviç, i cili do të konkurrojë në “Australian Open”, pavarësisht se nuk u vaksinua, falë një përjashtimi mjekësor, po ndan opinionin publik, por edhe institucionet në kontinentin e kangurëve.

Kush thotë “jo”, është Karen Andrews, ministrja australiane për punët e brendshme: “Nëse qeveria viktoriane dhe Federata Australiane e Tenisit mund të lejojnë një lojtar të pavaksinuar të konkurrojë në “Australian Open”, të jeni të sigurt se është qeveria e Commonwealthit ajo që do të zbatojë kërkesat tona në kufirin australian.”

Ajo shtoi se të gjithë personat e pavaksinuar që vijnë “duhet të ofrojnë prova të pranueshme” të arsyeve të tyre mjekësore për të mos u vaksinuar, në mënyrë që të hyjnë në Australi, ose përndryshe ata do të refuzohen, ose “të detyrohen të izolohen në një karantinë 14-ditore. Asnjë individ, që merr pjesë në “Australian Open” nuk do të marrë trajtim të veçantë”.

Më herët, organizatori i turneut Craig Tiley tha për “Channel 9”, se 26 sportistë kanë aplikuar për përjashtime mjekësore dhe vetëm “një grushti” iu dha leja, sipas udhëzimeve të vendosura nga rregullatorët federalë. “Ne e kemi bërë më të vështirë për këdo që aplikon, të sigurohemi që është procesi i duhur dhe të sigurohemi që ekspertët mjekësorë ta trajtojnë atë në mënyrë të pavarur. Sigurisht që do të ndihmonte, nëse Novak do të shpjegonte kushtet në të cilat ai aplikoi dhe iu dha një përjashtim i tillë.”

Pas deklaratave të Karen Andrews, erdhën edhe fjalët e Scott Morrison, kryeministër i Komonuelthit të Australisë, i cili, duke folur para gazetarëve, nuk përdori gjysmë masa: “Kushdo që përpiqet të hyjë në Australi, duhet të respektojë kërkesat tona kufitare. Tani Novak Djokovic, kur të mbërrijë në Australi, do të duhet të sigurojë prova të pranueshme se nuk mund të vaksinohet për arsye shëndetësore. Nëse prova do të jenë të pamjaftueshme, ai nuk do të trajtohet ndryshe nga kushdo tjetër dhe do të jetë në avionin e ardhshëm për të shkuar në shtëpi.” Ardhja e serbit pritet në orët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport craig tiley federata e tenisit të australis karen andrews kryeministër i komonuelthit të australisë në ‘australian open’ scott morrison serbi novak djokoviç tenis tenisti novak djokoviç craig tiley federata e tenisit të australis karen andrews kryeministër i komonuelthit të australisë në ‘australian open’ scott morrison serbi novak djokoviç tenis tenisti novak djokoviç

Sondazh

Poll