Politike

Meta pret në takim ministrin e Jashtëm hungarez: Palët të reflektojnë për dialog e zgjidhjen e krizës

26 Qershor 2019, 15:45 Nga DOSJA
Meta pret në takim ministrin e Jashtëm hungarez: Palët të

TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në një takim në ambientet e presidencës, me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z. Péter Szijjártó.

Gjatë këtij takimi kreu i Shteti foli edhe për situatën politike ne vend, ndërsa theksoi se çdo aktor, i brendshëm apo i jashtëm, që tenton të çojë vendin drejt konfliktit do të mbajë përgjegjësi para popullit shqiptar.

“Vlerësoj marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë. Çmoj mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit europian. Me rëndësi zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian . Palët të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës.

Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane .Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”-tha presidenti Meta.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta takon ministrin hungarez péter szijjártó.  tirane ilir meta meta takon ministrin hungarez péter szijjártó.  tirane

Sondazh

Poll