Politike

Pankarta kundër tij e vendosur tek “Migjeni”, Rama: O mori Shkodër, kuj ja paske pasë kyt farë borxhit

26 Qershor 2019, 14:57 Nga DOSJA
Pankarta kundër tij e vendosur tek “Migjeni”, Rama: O mori

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka postuar në Instagram një foto të Teatrit Migjeni në Shkodër.

Në ballkonin e Teatrit është vendosur një banderolë, mbi të cilën shkruhet: Në Shkodër të gjithë bashkë, stop krimit!

O moj Shkoder mori Shkoder, kuj ja paske pasë kyt farë borxhit, sa me e mbajtë tash kater vjet Molotanën mbi kry,”-shkruan Rama në Instagram. 

Bashkia e Shkodrës, e cila drejtohet nga e zgjedhura e PD-së, ka kërkuar boshatisjen e KZAZ-ve me pretendimin se zbatojnë dekretin e presidentit për bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Edhe pse Kolegji Zgjedhor dy ditë më parë vendosi që dekreti i Metës ishte i pavlefshëm. Kryeministri Edi Rama vijon fushatën e tij elektorale. Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi shpërndarjen e materialeve zgjedhore me blindat e ushtrisë. Bashkitë opozitare kanë paralajmëruar përplasje në qendrat e votimit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama shkoder teatri migjeni voltana ademi zgjedhjet lokale 2019 edi rama shkoder teatri migjeni voltana ademi zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll