Politike

Deklarata e Bashës për tërheqjen e vëzhguesve, reagon Rama: Çdo ditë një sajesë

26 Qershor 2019, 13:11 Nga DOSJA
Deklarata e Bashës për tërheqjen e vëzhguesve, reagon Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaraën e kryedemokratit Lulzim Basha se tërheqja e vëzhguesve të KiE-së tregonte se në 30 qershor nuk do të kishte zgjedhje lokale.

Me anë të një statusi në Twitter, Rama shkruan se ajo është diçka e pavërtetë dhe se priste se çfarë do t’u thoshte Basha shqiptarëve kur të dilte e kundërta.

Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish. Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh. Apo rrena tjetër gati?,”-shkruan Rama.

Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë urgjente nga selia blu ka bërë me dije se dhe njëherë se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Teksa komentoi anulimin e Anulimi Delegacionit Vëzhgues të KiE, Basha tha se ishte një mesazh i qartë se zgjedhje në Shqipëri nuk ka pa opozitën.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 3o qershorit delegacioni i kie edi rama lulzim basha anulimi i 3o qershorit delegacioni i kie edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll