Politike

Kriza politike, Salvini zbulon telefonatën me Metën: Si mund ta ndihmojmë Shqipërinë

26 Qershor 2019, 15:44 Nga DOSJA
Kriza politike, Salvini zbulon telefonatën me Metën: Si mund ta

ITALI– Ditën e sotme, ministri i Brendshëm dhe njëherasi edhe zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini ka folur sërish sot lidhur me emigracionin e paligjshëm.

Në një video live nga zyra e tij, ministri Salvini ka folur sërish kundër politikave që Bashkimi Europian po ndjek për të parandaluar emigracionin, duke lënë të kuptohet se e “përveshur mëngët” për ta zgjidhur vetë problemin.

“Emigracioni nuk mund të menaxhohet nga anijet e jashtëligjshme: ne jemi të gatshëm të bllokojmë çdo lloj paligjshmërie. Kush bën një gabim, paguan. P.S. Evropa? Mungon, si gjithmonë.”-shkruan Salvini mbi përshkrimin e videos.

Në minutën e tij të parë të videos së tij, Salvini shprehet se ka zhvilluar një telefonatë edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, të cilin e pyeste se si mund ta ndihmonte me krizën në vend.

“Pasditë të mbarë nga zyra e ministrisë së Brendshme. Kam pasur një ditë impenjative. Telefonova homologun libian. Kam dëgjuar edhe presidentin shqiptar për t’u munduar të kuptoj se si mund ta ndihmojmë një vend të vogël, fqinj dhe mik me ne.”

Për të mësuar më shumë detaje lidhur me telefonatën e Salvinit me presidentin Ilir Meta, Dosja.al kontaktoi me Këshilltarin për mediat në Presidencë, Emiliano Aleksin.

Ky i fundit ju përgjigj kërkesës së Dosja.al se nuk kishte asnjë informacion lidhur me telefonatën e konfirmuar nga vetë Salvini.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike emigracioni i paligjshëm matteo salvini salvini telefonon ilir meten emigracioni i paligjshëm matteo salvini salvini telefonon ilir meten

Sondazh

Poll