Politike

30 qershori/ Bashkia Shkodër ripërsërit thirrjen: Zbatoni dekretin e Presidentit ose do të kallëzoheni penalisht

26 Qershor 2019, 14:29 Nga DOSJA
30 qershori/ Bashkia Shkodër ripërsërit thirrjen: Zbatoni

SHKODËR– Bashkia Shkodër ka bërë sërish thirrje që ambjentet e përdorura si KZAZ të mos konsiderohen më të tilla.

Me anë të një dokumenti të ngjitur në ambjentet që u përdorën si KZAZ, Bashkia kërkon që të zbatohet dekreti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30-qershorit.

Në shkresën zyrtare shkruhet se të gjithë ata që do të cënojnë këto institucione do të kallëzohen penalisht.

Referuar Kodit Penal dhe ligjit 139/2015 “Per vetqeverisjen vendore”, kushdo qe guxon te uzurpoje dhe te cenoje institucionet publike, ne kundershtim me ligjin dote pergjigjet penalisht.

Askush nuk eshte i lejuar ti perdore ato per qellime te tjera pa autorizimin e Bashkise Shkoder,

Sipas percaktimit ligjor ky objekt eshte i pa – prekshem pa lejen e insitucionit te Bashkise Shkoder,

Ne zbatim te Dekretit te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Nr. 11199, date 10.06.2019 “Per shfuqizimin e Dekretit nr. 10298, date 05.11.2018 te Presidentit te Republikes “Per caktimin e dates se

zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore””, permes te te cilit eshtc anuluar zhvillimi i zgjedhjeve me 30 qershor 2019 per organet e qeverisjes vendore, ju inforrnojme se ndertesat ne pronesi dhe administrim te Bashkise Shkoder jane ne sherbim sipas funksionit qe ato kane te percaktuar ne dokumentin e pronesise,”– shkruhet në dokument.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia shkodër zgjedhjet e 30 qershorit bashkia shkodër zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll