Politike

Procedimi penal i kryebashkiakëve/ Bardhi: Nuk shantazhohemi, provokim i fortë i Ramës ndaj opozitës

26 Qershor 2019, 15:27 Nga DOSJA
Procedimi penal i kryebashkiakëve/ Bardhi: Nuk shantazhohemi, provokim i

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka deklaruar se shantazhet e Ramës dhe policisë së tij nuk e trembin opozitën dhe kryebashkiakët e saj.

Gjatë një deklarate për mediet nga selia blu, Bardhi tha se procedimi penal i kryebashkiakëve të opozitës është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe një akt i fortë provokimi ndaj opozitës. Sipas Bardhit më 30 qershor ligjërisht nuk ka zgjedhje.

Deklarata e gazmend Bardhit:

Tentativës së dështuar për të kryer votime moniste dhe të paligjshme, Edi Rama po i shton edhe tentativën për të rikthyer në Shqipëri dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë.

Kushdo që nuk mendon si ai, kushdo që refuzon farsën kriminale dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, kushdo që nuk bëhet pjesë e grushtit të shtetit që po realizon, procedohet nga Policia dhe Prokuroria e tij e kriminalizuar me urdhër politik. PD ka treguar përgjegjshmëri për të ruajtur rendin kushtetues, por ne nuk as shantazhohemi, as nuk trembemi e as nuk harrojmë.  I bindemi vetëm ligjit”,

Procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, pse ato mendojnë ndryshe nga Edi Rama dhe kanë deklaruar se do të zbatojnë Dekretin e Presidentit, është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe një akt i fortë provokimi ndaj opozitës

Në 30 Qershor ligjërisht nuk ka zgjedhje. Në 30 Qershor qytetarët janë në të drejtën e tyre të mos pranojnë diktaturën autokratiko-kriminale të Edi Ramës. Në 30 Qershor në paligjshmëri është vetëm Edi Rama dhe banda e tij.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazmend bardhi procedimi i kryebashkiakeve te opozites zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 gazmend bardhi procedimi i kryebashkiakeve te opozites zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll