Politike

4 ditë para zgjedhjeve/ Intelektualët i bashkohen nismës “edhe unë”, bojkotojnë votimet (FOTO)

26 Qershor 2019, 13:35 Nga DOSJA
4 ditë para zgjedhjeve/ Intelektualët i bashkohen nismës

TIRANË- Teksa 4 ditë na ndajnë nga 30-qershori, dita ku do të mbahen zgjedhjet lokale, të shumtë janë intelektualët, të cilët po i bashkohen nismës #edheune, duke u shprehur kundër zgjedhjeve farsë dhe të paligjshme të 30-qershorit.

Numri i tyre po shtohet çdo orë dhe reagimi i tyre po bëhet public, jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në studiot televizive.

Urbanisti i njohur dhe Rektori i U-Polis Besnik Aliaj thekson se është kundër zgjedhjeve moniste pas 30 vitesh pluralizëm.

Artisti Neritan Licaj bashkë me nismën #edheunë, thekson se s’do të lejojë që jetët e fëmijëve tanë të nëpërkëmbet.

Shumë intelektualë të tjerë po reagojnë duke e cilësuar 30-qershorin si mohim i së drejtës së zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri.

Edmond Kapedani thotë: #edheunë nuk do të votoj, nëse do ta bëja, do më mallkonin me breza.

Postimi i intelektualëve në rrjete sociale

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bojkotimi i zgjedhjeve intelektualet ne tirane nisma edhe une tirane zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 bojkotimi i zgjedhjeve intelektualet ne tirane nisma edhe une tirane zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll