Politike

Protesta/ Dega e PD Kurbin zbulon planin: S’ka zgjedhje më 30 qershor, do respektojmë vendimin e presidentit

26 Qershor 2019, 15:12 Nga DOSJA
Protesta/ Dega e PD Kurbin zbulon planin: S’ka zgjedhje më 30

KURBIN- Kreu i degës së PD-së Kurbin Behar Haxhiu ka deklaruar se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Ai ka theksuar se kurbinasit do t’i thonë jo votës farsë të 30 qershorit, duhet të respektojmë verdiktin e Presidentit të Republikës, ndaj zgjedhjet nuk do të mbahen në Kurbin.

Ndër të tjera ai ka shtuar se ai ka bërë dhe njoftim publik si Kryetar i degës së Partisë demokratike në Kurbin, drejtuar disa institucioneve, si Misionit të OSBE/ ODHIR, KZAZ nr 15 Kurbin, komisariatit të Kurbinit si dhe KQZ.

Në deklaratë thuhet se ligji për zgjedhjet në Republikën e Shqipërisëpo shkelet nga pushtetmbajtësit, ndaj ne do të respektojmë verdiktin e Presidentit  të Republikës Ilir Meta.

Në emër të degës së PD-së Kurbin si dhe qytetarëve të ndeshëm kurbinas, duhet të mospranojmë këtë farsë  zgjedhore antikushtetuese. Qytetarët e Kurbinit t’i  bashkohen Aleancës Qytetare në mbrojtjen e demokracisë në Kurbin. Nga data 27 qershor dhe deri me 2 korrik do organizohemi në tubime, protesta tërësisht paqësore në çdo qytet, lagje rrugë nacionale dhe fshatra për zbapsjen e zgjedhjeve tërësisht të paligjshme. Ne mbrojmë vendin tonë, kushtetuten e republikës dhe mbi të gjitha denjitetin Kombëtar”, ka përfundur deklaratën e tij Behar Haxhiu.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike behar haxhiu dega e pd kurbin zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 behar haxhiu dega e pd kurbin zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll