Politike

Zgjedhjet e 30-qershorit, ambasadori britanik i shkon në zyrë Kryemadhit

26 Qershor 2019, 13:33 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 30-qershorit, ambasadori britanik i shkon në zyrë

TIRANË– Ndërkohë që jemi vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 30-qershorit, ambasadori britanik Duncan Norman ka mbërritur në zyrën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit.

Takimi po zhvillohet në selinë e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Dosja.al mëson se në kuadër të bisedimeve janë zgjedhjet e 30 qershorit. 

Nga ana tjetër kujtojmë se kryetari i Opozitës Lulzim Basha së bashku me aleatët e tij, ku pjesë është edhe kryemadhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë zgjehdjet dhe të mos votojnë më datë 30 qershor. 

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën e tij elektorale. Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi shpërndarjen e materialeve zgjedhore me blindat e ushtrisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike duncan norman monika kryemadhi zgjedhjet e 30 qerhsorit duncan norman monika kryemadhi zgjedhjet e 30 qerhsorit

Sondazh

Poll