Bota

Provokon ambasadori i Serbisë në SHBA, quan Dua Lipën “bashkëkombëse”

5 Janar 2022, 10:54 Nga DOSJA
Provokon ambasadori i Serbisë në SHBA, quan Dua Lipën

SHBA- Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç ka provokuar duke e quajtur bashkëkombëse të tij këngëtaren me origjinë shqiptare Dua lipën. Në një postim në Twitter Gjuriç përpos fjalës ‘bashkëkombëse’ ka vendoseur dhe një flamur serb për ta përforcuar deklaratën e tij. Gjatë deklaratës ambasadori i Serbisë ka shtuar se këngëtarja është bashkëkombëse e tij, por mendon ndryshe për çështje politike.

“Duke lënë komentet e urrejtjes anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa (vendos edhe flamurin e Serbisë) edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, -shkruan Gjuriç gjatë një replike me ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Përplasja mes Çitakut dhe Gjuriçit erdhi pasi tenisti serb Novak Gjokoviç njoftoi se i është dhënë leja për të garuar në Australian Open. Teksa është bërë një përjashtim mjekësor nga vaksinimi.

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerët”, ishte  postim i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, që nisi përplasjen me Gjuriçin.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora dua lipa marko gjuriç dua lipa marko gjuriç

Sondazh

Poll