Bota

Zgjedhjet në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Rama pozitiv: Jam afruar me të gjithë

5 Janar 2022, 10:32 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Rama pozitiv: Jam

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se i ka ftuar të gjitha partitë për të qeverisur me kryeqytetin. Rama në një inervistë për KTV ka deklaruar se ka energji pozitive për seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës ku do të zgjidhet se kush do të kryesojë.

“I kam ftuar të gjithë të bashkëqeverisim dhe jemi në proces. Jemi në proces dhe do ta merrni vesh shumë shpejt. Jemi të përafruar me të gjithë. Është energji pozitive, e mirë, e marrëveshjes. Ta krijojmë shumicën për të mirën e qytetarëve. T’i ndajmë përgjegjësitë për të mirën e qytetarëve të Prishtinës. T’i shtyjmë proceset përpara”,– tha Rama.

Sot në Komunën e Prishtinës do të mbahet seanca për kryesuesin e Kuvendit Komunal.Nëse Përparim Rama nuk zgjidhet gjatë ditës sotme, Kuvendi Komunal i Prishtinës shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Kujtojmë që më 7 dhjetor, Përparim Rama mori detyrën e kryetarit të Prishtinës, nga ish-kryetari i Shpend Ahmeti.

LAJMI KRYESOR: Sot mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës, zgjidhet kryesuesi

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kryetari i komunes përparim rama zgjidhet kryesuesi kryetari i komunes përparim rama zgjidhet kryesuesi

Sondazh

Poll