Bota

Deklarata e Vlora Çitakut për Djokoviç tërbon diplomatin serb: Kafshë analfabete!

5 Janar 2022, 08:38 Nga DOSJA
Deklarata e Vlora Çitakut për Djokoviç tërbon diplomatin

KOSOVË – Vijojnë përplasjet në distancë mes ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, dhe ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç.

Përplasja mes tyre nisi për shkak të një lajmi për tenistin serb, Novak Djokoviç, të cilin e shpërndau Vlora Çitaku, ku në mbishkrim shënoi: “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se tjerat”, shprehje kjo e njohur nga libri “Ferma e Kafshëve” nga George Orëell.

Çitaku la të kuptohet se Gjokoviç po favorizohet nga organizatorët e turneut, pasi u vendos që serbi do të garojë pa bërë fare test kundër Covid-19, për dallim nga lojtarët e tjerë.

Ishte Gjuriç ai i cili i reagoi Çitakut duke thënë se kjo e fundit përdori gjuhë të urrejtjes me motive etnike.

“A po më duket mua, apo ky është një shembull i gjuhës së urrejtës me motive etnike? Natyrisht, se Gjokoviç është serb nga Zveçani dhe mendon ndryshe nga zonja Çitaku. Ky është fjalim çnjerëzor nga Vlora Çitaku”, ka shkruar Gjuriç.

Polemikën e vazhdoi Çitaku duke thënë se Gjuriç nuk e kupton alegorinë e Orëellit dhe po e turpëron veten publikisht.

“Nëse ndonjëherë arrin ta lexosh Orëellin dhe ta kuptoni konceptin e alegorisë, mund të përfundoni duke mos e turpëruar veten kaq publikisht”, ka shkruar Çitaku.

Gjuriç vazhdoi përsëri duke thënë se për Çitakun, edhe vetë është një “kafshë” analfabete.

“Oh, e di që, në librin tuaj, edhe unë jam një “kafshë” analfabete. Por, po sikur të filloni më në fund të përdorni Kushtetutën, Marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit, ose të paktën Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe t’i zbatoni ato…”, shtoi Gjuriç.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni marko gjuriç vlora citaku marko gjuriç vlora citaku

Sondazh

Poll