Bota

Protestat për çmimin e karburantit në Kazakistan:Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

5 Janar 2022, 08:28 Nga DOSJA
Protestat për çmimin e karburantit në Kazakistan:Shpallet

KAZAKISTAN- Presidenti Kassym Jomart Tokayev shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dy javore në qytetin Almaty dhe provincën perëndimore Mangistau. Kjo masë vjen pasi protestat për rritjen e çmimit të karburantit u bënë të dhunshme. Mediat e huaja raportojnë se masa përfshin një shtetrrethim nga ora 23:00 deri në orën 7 të mëngjesit, kufizime të lëvizjes dhe ndalim të tubimeve masive, sipas dokumenteve të publikuara në faqen e internetit të Presidentit.

‘Thirrjet për të sulmuar zyrat qeveritare dhe ushtarake janë absolutisht të paligjshme. Qeveria nuk do të bjerë, por ne duam besim të ndërsjellë dhe dialog sesa konflikt”,– u shpreh Tokayev.

Shumë kazakistanë i kanë konvertuar makinat e tyre për të punuar me LPG, i cili është shumë më i lirë se benzina si karburant automjeti në Kazakistan për shkak të kufizimeve të çmimeve. Por qeveria argumentoi se çmimi i ulët ishte i paqëndrueshëm dhe hoqi kufijtë më 1 janar. Të paktën 14 punëtorë nafte u vranë në përleshjet me policinë gjatë një proteste për pagat dhe kushtet e punës në vitin 2011. Qyteti dhe tani është një nga qendrat kryesore të protestës.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kassym jomart tokayev kazakistan protesta protesta ne kazakistan kassym jomart tokayev kazakistan protesta protesta ne kazakistan

Sondazh

Poll