Bota

Papa Françesku nga Vatikani: Çiftet të bëjnë fëmijë, në vend që të blejnë mace e qen

5 Janar 2022, 10:37 Nga DOSJA
Papa Françesku nga Vatikani: Çiftet të bëjnë

VATIKAN – Gjatë meshës së fundit të mbajtur në Vatikan, Papa Françesku foli për “dimrin demografik” me të cilin përballen pjesët e botës dhe u kërkoi çifteve të martuara t’i mirëpresin fëmijët, nëpërmjet lindjes natyrale ose birësimit, në vend që të blejnë më shumë qen dhe mace.

“Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan, ose duan vetëm një dhe jo më shumë por kanë mace dhe qen që zënë vendin e fëmijëve. Ky mohim i amësisë dhe atësisë të pakëson, na merr njerëzimin”, u shpreh Papa Françesku për audiencën në Vatikan.

Papa Françesku inkurajoi familjet e gatshme që të zgjedhin rrugën e birësimit dhe të “marrin rrezikun e mirëpritjes së fëmijëve, në vend që t’i zëvendësojmë me kafshë shtëpiake. Sipas Papës, “nuk mjafton të kesh fëmijë të quhesh prind. Për kreun e Vatikanit jetojmë në epokën e jetimëve. “Qytetërimi ynë është pak jetim dhe kjo ndjehet. Është një ndjenjë kaq e keqe”. 

Marrë nga gazzettadelsud.it

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dimri demografik papa françesku vatikan dimri demografik papa françesku vatikan

Sondazh

Poll