Bota

Përplaset nga makina në Mitrovicë, ndërron jetë gazetari Hysni Syla

5 Janar 2022, 10:51 Nga DOSJA
Përplaset nga makina në Mitrovicë, ndërron jetë

KOSOVË– Është ndarë nga jeta gazetari nga Kosova, Hysni Syla. Shkak është bërë aksidenti në të cili u përfshi ditën e djeshme 71-vjeçari në Mitrovicën e Jugut. Syla u godit nga një makinë, teksa ishte duke ecur në rrugë. Ai u transportua menjëherë në spital mirëpo për shkak të lëndimeve të shumta që mori nuk ia doli dot mbanë të mbijetonte.

Lajmin për vdekjen e gazetarit e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

‘Para rreth 30 minutash ka vdekur. Ka qenë në politraumë, gjendja e tij ka qenë e rende dhe ka pësuar lëndime në krejt trupin”, tha Syla.

Pas aksidentit është arrestuar shoferi i mjetit i cili dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar nga pakujdesia.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Në rrugën “Shemsi Ahmeti”, Mitrovicë e Jugut, (NN) 4 janar 2022, ora18:50. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hysni Syla ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës si dhe ka qënë zëdhënësi i parë i kësaj komune. Në vitin 2012 ai mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë. Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora hysni syla kosove mitrovice vdes hysni syla hysni syla kosove mitrovice vdes hysni syla

Sondazh

Poll