Bota

Hajduti 18-vjeçar rreh brutalisht pronarin e shtëpisë ku kishte hyrë për të vjedhur

5 Janar 2022, 08:47 Nga DOSJA
Hajduti 18-vjeçar rreh brutalisht pronarin e shtëpisë ku kishte

LARISA – Pronari i një shtëpie është rrahur brutalisht nga hajduti, që i kishte hyrë në banesë për ta grabitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Larisa të Greqisë, ku një burrë u rrah brutalisht nga hajduti 18-vjeçar. Mësohet se 49-vjeçari po trajtohet në spital pasi ka marrë lëndime të rënda në kokë, krah dhe brinjë.

Sipas mediave greke, hajduti, u fut brenda duke thyer dritaren në orën 2 të natës dhe kur pa pronarin mori një thikë fillimisht që ta kërcënonte. Burri ka tentuar të mbrohet me një shkop, por 18-vjeçari ia ka marrë nga duar dhe ka filluar ta godasë dhjetëra herë. Zhurma ka zgjuar fqinjët, të cilët kanë thirrur policinë dhe personat e Sigurimit të mbërritur në shtëpi dhe kanë vënë në pranga të riun.

Pas arrestimit, të riut u gjetën dy celularë që kishte arritur t’i rrëmbejë nga shtëpia, ndërsa i ka treguar policisë një vend në oborrin e shtëpisë ku kishte fshehur drogën e vjedhur nga 49-vjeçari, i cili ishte është dërguar në Spitalin Universitar të Larisës ku po trajtohet. Autori dhe viktima janë marrë edhe më herët me autoritetet në raste të ndryshme penale.

Marrë nga protothema.gr

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota grabitje hajdut larisa greqi grabitje hajdut larisa greqi

Sondazh

Poll