Bota

Covid-19/ Presidenti Macron paralajmëron: Do të ketë ‘telashe’ për të pavaksinuarit

5 Janar 2022, 08:40 Nga DOSJA
Covid-19/ Presidenti Macron paralajmëron: Do të ketë

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ka ndërmend të vështirësojë jetën për njerëzit në Francë që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19. BBC raporton se komentet e tij erdhën pasi një projektligj për kalimet e Covid-19 u vonua nga deputetët e opozitës që u bashkuan kundër qeverisë.

“Unë me të vërtetë dua t’i shqetësoj ata dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në fund,” -tha ai.

Macron tha se megjithëse nuk do të “vaksinonte me forcë”, ai shpreson të inkurajojë njerëzit që të marrin dozat e vaksinës duke i ndaluar hyrjen në aktivitetet e jetës social. Gjuha që përdori Macron për të ngacmuar apo mërzitur të pavaksinuarit konsiderohet si zhargon dhe shkaktoi një reagim të fortë nga politikanët e opozitës.

Në Francë prej muajsh njerëzit duhet të provojnë që janë të vaksinuar ose të tregojnë një test negativ Covid për të hyrë në shumë ambiente publike.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid-19 ne france emanuel macron covid-19 ne france emanuel macron

Sondazh

Poll