Aktualitet

‘Kris’ arma gjatë ndërrimit të viteve në Mat, policia arreston 1 person (EMRI)

1 Janar 2022, 10:47 Nga DOSJA
‘Kris’ arma gjatë ndërrimit të viteve në Mat,

MAT– Gëzim Klosi është arrestuar nga policia pasi është kapur në flagrancë duke qëlluar me armë zjarri në ajër pak minuta pas ndërrimit të viteve. Policia ishte në patrullim në lagjen ‘Drita’ në Burrel kur dërgjoi të shtënat e armëve. Efektivët mbërritën në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur arrestimin e 42-vjeçarit dhe procedimin e 21-vjeçarit me incialet M.K.

Policia sekuestroi armën e zjarrit automatik, 35 fishek, një kallëp dinamiti, tre kapsolle detonatore dhe 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Qëlluan me armë zjarri në ajër pak minuta pas ndërrimit të viteve, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, 35 fishek, një kallëp dinamiti, tre kapsolle detonatore dhe 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes.Specialistët për Hetimin e Krimit, dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mat, gjatë patrullimeve dhe kontrollit të zonës me qëllim ruajtjen e rendit e sigurisë publike dhe parandalimin e çdo ngjarje të mundshme kriminale, rreth orës 00.20, datë 01.01.2022, në lagjen “Drita”, Burrel, kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është bërë ndërhyrja e shoqërimi në Komisariat i shtetasve G. K., 42 vjeç; dhe M. K., 21 vjeç, pasi dyshohet se këto dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre.Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shterasit G. K., dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë shtetasi M. K., të dy banues në Burrel.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

LAJMI KRYESOR: POST Viti i Ri! Kapen tregtuesit e fishekzjarreve, shqiptarët e teprojnë me pijen

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gezim klosi mat të shtëna me armë në mat viti i ri 2022 gezim klosi mat të shtëna me armë në mat viti i ri 2022

Sondazh

Poll