Aktualitet

Manastirliu viziton fëmijët e porsalindur: Ky vit do të jetë i tyre

1 Janar 2022, 12:44 Nga DOSJA
Manastirliu viziton fëmijët e porsalindur: Ky vit do të jetë

TIRANË- 14 fëmijë kanë ardhur në jetë natën e parë të vitit 2022. Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite që ka bërë te maternitete për t’i shpërndarë çekun e bebes së porsalindur. Fëmijët që kanë lindur janë 12 djem si dhe 2 vajza.

“Viti 2022 do të jetë viti i fëmijëve, i zbatimit të politikave dhe programeve të reja për fëmijët tanë. Do të vijojmë programin e kujdesit neonatal me investimet në maternitetet e reja të Beratit, Kukësit, investimin madhor në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” si dhe në maternitetin Koço Gliozheni. Investimet tona nuk do të ndalen”, tha Manastirliu.

Ministrja gjithashtu foli edhe për programin universal të bonusit të bebeve, ku tha se nga ky program janë më shumë se 15 fëmië që kanë përfituar.

“Janë më shumë se 115 mijë fëmijë që kanë përfituar nga programi i bonusit të bebes që prej vitit 2019. Vetëm këtë vit mbi 40 mijë fëmijë e kanë marrë bonusin dhe ky program që mbështet të porsalindurit, do të vijojë”, tha ajo.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet femijet e porsalindur ogerta manastirliu femijet e porsalindur ogerta manastirliu

Sondazh

Poll