Aktualitet

Tregtim fishekzjarresh për Vitin e Ri! Procedohen tregtari dhe shitësja në Durrës

1 Janar 2022, 12:17 Nga DOSJA
Tregtim fishekzjarresh për Vitin e Ri! Procedohen tregtari dhe

DURRËS– Dy persona janë proceduar në qytetin e Durrësit pasi janë kapur duke tregtuar në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike dhe fishekzjarre. Kështu policia ka proceduar gruan me inicialet Sh. H., 57 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në dyqanin e saj, gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndësh piroteknike. Në hetim është vendosur dhe personi me inicialet  Xh. L., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke shitur fishekzjarrë. Të dy personat e ndaluar do të procedohen për veprën penale “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë kontrolleve nga Policia, për parandalimin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi fishekzjarrësh dhe lëndësh piroteknike. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë Durrës kanë evidentuar dy raste të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht shtetasit: Sh. H., 57 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në dyqanin e saj, gjatë kontrollit nga Policia i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndësh piroteknike; Xh. L., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke shitur fishekzjarrë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

LAJMI KRYESOR: POST Viti i Ri! Kapen tregtuesit e fishekzjarreve, shqiptarët e teprojnë me pijen

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres sekuestrohen fishekzjarre viti i ri 2022 durres sekuestrohen fishekzjarre viti i ri 2022

Sondazh

Poll