Aktualitet

‘Ka pirë alkool’/ Të rinjtë: Ambulanca e mbyllur në orën 2, shoku po na vdes

1 Janar 2022, 12:51 Nga DOSJA
‘Ka pirë alkool’/ Të rinjtë: Ambulanca e mbyllur

TIRANË– Festimet e mbrëmjes së Vitit të Ri nuk ishin dhe aq të mira për disa persona. Duke ditur se data 31 dhjetor nuk do të kishte asnjë kufizim në orar, të rinjtë e jo vetëm qëndruan deri në orët e vona të mbrëmjes duke festuar. Disa tejkaluan dozën e alkoolit. Një video e bërë publike në ‘JOQ’ tregon disa të rinj që iu janë drejtuar ambulancës në Vorë pasi miku i tyre ishte bërë keq nga sasia e alkoolit të konsumuar. Ata tregojnë se ambulanca ishte mbyllur e se shoku i tyre ishte në gjendje të rëndë për jetën. Nuk dihet se si është gjendja aktuale e të riut i cili konsumoi më shumë seç duhet gjatë mbrëmjes së djeshme.

DENONCIMI TE JOQ

“Prsh joq, shkuam te ambulanca ne Vore, ishte mbyllur, rreth ores 2. Shoku jone tu vdek se kishte pire alkool. Flm nese e postoni”

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

LAJMI KRYESOR: POST Viti i Ri! Kapen tregtuesit e fishekzjarreve, shqiptarët e teprojnë me pijen

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet viti i ri 2022 viti i ri 2022

Sondazh

Poll