Aktualitet

POST Viti i Ri! Kapen tregtuesit e fishekzjarreve, shqiptarët e teprojnë me pijen

1 Janar 2022, 13:22 Nga DOSJA
POST Viti i Ri! Kapen tregtuesit e fishekzjarreve, shqiptarët e

TIRANË– Viti i Ri 2022 u festua pa asnjë kufizim orari për qytetarët shqiptarë. 31 dhjetori 2021 u vendos nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që të mos kishte asnjë kufizim në orar, duke lejuar qytetarët të shijojnë spektaklin e fishekzjarreve dhe pas orës 23:00 në sheshet e qyteteve e më pas të festojnë me familjet dhe miqtë e tyre. Qindra qytetarë pritën mbrëmjen e kaluar Vitin e Ri në sheshin “Skënderbej” duke shijuar koncertin dhe spektaklin e fishekzjarreve. Një pjesë e shqiptarëve vijuan traditën duke e pritur Vitin e Ri në shtëpi me familjet e tyre. Festime pati dhe në Durrës, Fier, Vlorë, Korçë, Elbasan, Lezhë, Berat e në gjitha qytetet e Shqipërisë.

Edhe pse është bërë e qartë nga organet kompetente që është ndaluar importi, eksporti, magazinimi, shitja dhe përdorimi i të gjitha substancave piroteknike dhe fishekzjarrëve, përjashtuar subjeket e licencuara për raste specifike, nata e ndërrimit të viteve vijon t’i gjejë shqiptarët në sheshe e dritaret e shtëpive, duke hedhur fishekzjarre dhe duke i shitur ato.

ARRESTIME & PROCEDIME

Pak minuta pas ndërrimit të viteve, në lagjen “Drita” në Burrel janë dëgjuar të shtëna me armë. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi në komisariat shtetasit G. K., 42 vjeç; dhe M. K., 21 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre.

Po ashtu, procedime ka pasur dhe në Durrës. Dy persona janë proceduar penalisht pasi u kapën duke tregtuar në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike dhe fishekzjarre, ndërsa në Fier është arrestuar një 38-vjeçar i cili po shpërndante 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla.

PASOJAT E FESTËS

Urgjenca e Kukësit ka pasur fluks pacientësh, ku vetëm në 24 orë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 60. Qytetarët shkuan në urgjencë për shkak të përdorimit të pijeve alkoolike dhe simptomave të gripit. Ndërsa në Vorë disa të rinj nuk gjetën të hapur ambulancën e zonës pasi miku i tyre ishte në gjendje shumë të rëndë për shkak të sasisë së alkoolit që kishte konsumuar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ndodh në Shqipëri/ I riu feston Vitin e Ri me armë, gjuan me kallash në ajër

‘Ka pirë alkool’/ Të rinjtë: Ambulanca e mbyllur në orën 2, shoku po na vdes

Përmes PAMJEVE! Si u festua nga shqiptarët Viti i Ri 2022

Tregtim fishekzjarresh për Vitin e Ri! Procedohen tregtari dhe shitësja në Durrës

Festa e Vitit të Ri/ Mjeku në Kukës: Pacientët konsumuan shumë alkool, donin ndihmë

‘Kris’ arma gjatë ndërrimit të viteve në Mat, policia arreston 1 person (EMRI)

Fishekzjarre, kubikë dhe kapsolla në Fier! Kapet duke i shitur, arrestohet autori

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet viti i ri 2022 viti i ri 2022

Sondazh

Poll