Aktualitet

Përmes PAMJEVE! Si u festua nga shqiptarët Viti i Ri 2022

1 Janar 2022, 12:40 Nga DOSJA
Përmes PAMJEVE! Si u festua nga shqiptarët Viti i Ri 2022

TIRANË– Viti i Ri 2022 u prit me festime dhe fishekzjarre në qytetet e vendit, ndryshe nga viti 2021, ku u festua nën karantinë dhe ore policore. Qytetarët shqiptarë patën mundësinë që të qëndronin deri në orët e mëngjesit për të festuar ndërrimin e viteve.

Në sheshet kryesore të Shqipërisë, qytetarët u grumbulluan për të shijuar atmosferën e fishekzjarreve. Atmosfera festive i shtyu mijëra banorë që të lënë pas dore kujdesin shëndetësor ndaj koronavirusit. Në Tiranë qytetarët kishin mundësinë të ndiqnin nga afër koncertin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës e më pas shfaqjen me fishekzjarre e cila vijoi për disa minuta.

Si u festua në qytete të ndryshme të vendit?

Shkodër, festa e ndërrimit të viteve erdhi e zbehtë dhe pa asnjë lloj organizimi nga Bashkia, teksa qytetarët dolën në sheshe vetëm për të ndjekur spektaklin e fishekzjarreve.

Në qytetin e Vlorës është pritur me fishekzjarre, këngë dhe valle nga qytetarët të cilët e kanë pritur vitin 2022 në zonën historike të qytetit. Pas hedhjes së fishekzjarrëve që janë shoqëruar me këngë dhe valle, banorët janë drejtuar në Lungmare duke krijuar një trafik tepër të rënduar.

Durrës qytetarët dolën për të ndjekur koncertin e muzikës, i cili u shoqërua nga një spektakël mahnitës fishekzjarrësh.

Në qytetin e Gjirokastrës, Viti i Ri 2022 është pritur me fishekzjarre. Qytetarët, ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit dolën rrugëve të qytetit për të shijuar spektaklin e ndriçimit të dritave nga fishekzjarrët.

Berat, qytetarët tejmbushën sheshin e qytetit. Ata u grumbulluan rreth pemës së madhe të Vitit të Ri, të vendosur për herë të parë këtë vit mes dy lagjeve muzeale “Mangalem” e “Goricë”.

LAJMI KRYESOR: POST Viti i Ri! Kapen tregtuesit e fishekzjarreve, shqiptarët e teprojnë me pijen

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet viti i ri 2022 viti i ri 2022

Sondazh

Poll