Politike

Basha: Ëndrra e Edi Ramës për të pasur përballë një PD të damkosur mori fund

30 Dhjetor 2021, 16:59 Nga DOSJA
Basha: Ëndrra e Edi Ramës për të pasur përballë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha paraditen e sotme se nuk dinte me kë të fliste në Partinë Demokratike, referuar kaosit që ka përfshirë opozitën. Në konferencën e fundit për vitin 2021 me gazetarët, Basha tha se përgjigjen Ramës ia ka dhënë më 9 shtator, kur vendosi të përjashtojë ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas shpalljes non-grata. 

“Ëndrra e Edi Ramës për të pasur përballë një PD të damkosur, mori goditjen e parë me 9 shtator dhe u bë pluhur e hi më 18 dhjetor kur demokratët zgjodhën të ardhmen. Ka arsye të jetë nervoz, demokratët kanë zgjedhur të bashkohen dhe me shqiptarët. Do t’i japin fund qeverisjes më të korruptuar në rajon. Zgjodhën t’i japin fund pandëshkueshmërisë dhe kastës 30-vjeçare. Në rolin kryesor të trekëndëshit të Bermudës, Edi Rama është lodhur dhe do vazhdojë të lodhet, por e ka kot, sepse lojërat për të përçarë PD-në, ta delegjitimojë, apo ortaku i tij i fundit, tubi i oksigjenit, betejën tonë, nismat tona, të gjitha do të dështojnë. PD e bashkuar dhe pastruar nga hijet e së shkuarës është sot alternativa, është shpresa e gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe është përgjegjësia ime dhe ekipit tim që këtë shpresë ta jetësojmë sa më parë,”- tha Basha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: VIDEO- Basha: Asgjë s’ndodh më 5 janar, grupi ‘na bashkoi Non-Grata’ do zgjerohet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha 30 dhjetor 2021 lulzim basha lulzim basha 30 dhjetor 2021

Sondazh

Poll