Politike

200 mijë euro për 20 këshilltarë, Veliaj: Po sulmojnë analistë që paguhen nga banda

30 Dhjetor 2021, 18:24 Nga DOSJA
200 mijë euro për 20 këshilltarë, Veliaj: Po sulmojnë

TIRANë – Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj reagoi ndaj akuzave të mediave për pagesa  të larta këshilltarëve të tij. Në festën e fundvitit të organizuar nga Forumi i Gruas së Partisë Socialiste, Veliaj deklaroi se ka persona që paguhen me 500 mijë lekë si analistë, por që në fakt shërbejnë për bandat kriminale duke vendosur dhe gjoba. Ai shtoi se 3 këshilltare të tij kanë bërë punë të shkëlqyer për fëmijët.

“Dëgjova një idiotësi për këshilltarët e bashkisë. Tre prej tyre, vajza të shkëlqyera, paguhen nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, por për çështje formaliteti duhet të vijë borderoja në bashki, që pastaj të marrin rrogën. Ato janë gra të shkëlqyera që kanë bërë qendra si ‘TUMO’, po mësojnë mijëra fëmijë se si të kodojnë, janë gra të shkëlqyera si ato që kanë bërë Agjencinë tonë të Rinisë. E filluan si këshilltare të paguara nga amerikanët, që i kalojnë në bordero të bashkisë, por sot kanë bërë gjërat më të bukura në këtë qytet. Unë jo vetëm që nuk e kam kompleks e nuk i fshihem kësaj, por jam super krenar për gocat tona. Këto gra i përgojojnë disa burra që paguhen si analistë 500 mijë lekë të vjetra, por të gjithë e dimë që janë gënjeshtarë, të gjithë e dimë që punojnë në të zezë dhe që paguhen nga lloj-lloj bandash e që vënë gjoba”, deklaroi Erion Veliaj.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi dje në Facebbok se aktorja Monika Lubonja, e cila merr pjesë në “Big Brother VIP” po merr prej 3 muajsh pagën si këshilltare e Bashkisë së Tiranës, edhe pse në të njëjtën kohë ndodhet në “BBV”.

Pas publikimit të listës së pagave të 680 mijë qytetarëve shqiptarë, u konstatua se Bashkia e Tiranës shpenzonte më shumë se institucionet e tjera në vend për pagesat e këshilltarëve, ku vetëm për 20 prej tyre paguante 200 mijë euro në vit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion veliaj skandali me pagat e qytetareve erion veliaj skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll