Politike

VD-Situata politike, Rama: Nuk do përplasemi me palë që nuk dinë se ku e kanë kokën

30 Dhjetor 2021, 10:53 Nga DOSJA
VD-Situata politike, Rama: Nuk do përplasemi me palë që nuk

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur se situata politike në vend i ka dhënë një këshillë, që të mos merret me krahun tjetër politikë. Duke folur në konferencën e fundvitit, Rama u shpreh se politika duhet të kthejet në një mjet funksioni të njerëve, duke shtuar se situata politike është qesharake dhe groteske.


“Së fundmi, situata politike për mua ka vetëm një këshillë: Mos u merr me ta, mos u merr me këtë punë! Dhe për këtë arsye trajektorja jonë do të jetë komplet tjetër duke filluar nga tani e deri në fund të mandatit. Do bëjmë çmos që të shkojmë më afër njerëzve. Që politika të bëhet sa më shumë një mjet në funskioni të njerëzve, totalisht përtej të majtës dhe të djatthtës. Kështu do ta forcojmë sa të mundemi këtë marrëdhënie duke braktisur llogoren e përplasjeve absurd dhe konfliktimin me palë që nuk dinë ku kanë kokën e tyre. Situata është e rëndë dhe qesharake, tamam groteske ku marrëzia dhe egërisa bashkohen dhe janë një fatkeqësi e madhe. Por ne nuk kemi asnjë mundësi ta ndryshojmë atë trajetore dhe e vetmja gjë që na mbetet është që të shkojmë tek njerëzit. Viti 2022 në të gjitha anët për të gjtiha punët do të jetë në qëllimin tonë,” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Bilanci 2021, Rama: Hetim për pagat fiktive! COVID? Vjen vala e re

(I.A;e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama konferenca e fundvitit edi rama konferenca e fundvitit

Sondazh

Poll