Politike

VD-Rama: Përshëndes prokurorët e SPAK, PS nuk bëhet mburojë për asnjë

30 Dhjetor 2021, 10:46 Nga DOSJA
VD-Rama: Përshëndes prokurorët e SPAK, PS nuk bëhet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur prokurorët e SPAKU-it si dhe ka inkurajuar ata që të bëjnë punën e tyre. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se prokurorët nuk duhet të shohin as majtas dhe as djathtas, ndërkohë që ka paralajmëruar anëtarët e Partisë Socialistë se logoja e saj, nuk do të bëhet mburojë dhe zyrë avokatie për asnjë.


“Dua të përshëndes prokurorët e SPAK. Dua ti inkurajoj që të mos shohin majtas apo djatthas por vetëm drejt, do të kenë mbështetjen tonë absolute. Kur e kemi nisur reformën në drejtësi shumë njerëz brenda nesh nuk besonin se do ja dilnin. Nëse ka dicka që mund të bëj kjo shumicë dhe unë përsa kohë kam këtë detyrë kaq të lartë që të jem në krye të vendit është hedhja e bazave e një drejtësiee të drejtë, pa klthesa majtas apo djatthas. Dhe cilido qioftë në këtë pjesë të kampit ku unë jam në krye ka llogari të haprua për të trajtuar me drejtësinë, është shumë e qartë që për aq kohë sa nuk i ka mbyllur llogaritë me drejtësinë, nuk ka absolutisht punë me ne. Inkuroj deri në fund prokurorët që ta bëjnë punën e tyre pa asnjë rezervë. Askush nuk mund të fshihet pas logos së PS, askënd nuk mund ta mbulojmë me flamurin e PS dhe në asnjë mënyrë PS nuk mund të bëhet zyrë avokatie për asnjë,” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Bilanci 2021, Rama: Hetim për pagat fiktive! COVID? Vjen vala e re

(I.A;e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama konferenca e fundvitit edi rama konferenca e fundvitit

Sondazh

Poll