Politike

Rama:Alarmante të enden rrugëve gjyqtarë që duhet të ishin gozhduar para drejtësisë

30 Dhjetor 2021, 12:04 Nga DOSJA
Rama:Alarmante të enden rrugëve gjyqtarë që duhet të

TIRANË – Kryeministri Rama e ka cilësuar si alarmante faktin se në vendin tonë ka ende gjyqtarë, të cilët edhe pse janë të shkarkuar nga vetting dhe janë konstatuar me shkelje të rënda, sërish enden rrugëve të lirë, ndërkohë që duhet të jenë përpara drejtësisë për të dhënë llogari për veprimet e tyre joligjore.


“SPAK duhet ti japë një mesazh kuptimplotë shqiptarëve në lidhje me një nga principet dhe qëllimet e reformës në drejtësi dhe prokurorëve të korruptuar që nuk justifikojnë pasuritë, nuk kalojnë vettingun dhe që kanë një mospërputhje flagrante mes të ardhurave dhe pagës. Shumë mirë adresimi i problemeve që lidhen me korupsionin e përfaqësuesve politikë, le të vazhdojë. Por janë edhe dy komponentë të tjerë të shkruara edhe në rekomandimet e BE, por kjo jo sepse e shkruajnë ata, por sepse kjo i duhet vendit dhe popullit. Një gjykatës që merr përsipër të bllokojë një vepër publike për fëmijët, pasi ne angazhohemi me forca krijuese, me forca financiare, me program pune për ndërtimin e një qendre kombëtare të fëmijëve, me teatër të ri kukullash, me skena artistike për fëmijët, me të gjithë komponentët që prindërtit duan për fëmijët e tyre, në një pronë publike nga ku lëvizin Gardën e Republikës për ti hapur rrugë ndërtimit të kësaj qendre dhe na del një gjykatëse, e cila as një javë para se të iki nga fshesa e vettingut, jep sigurim padie për pronën pasi Gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë një vit më parë dhe të endet akoma lirisht rrugëve e të mos gozhdohet para drejtësisë, këto janë gjëra që janë alarmante. Gjykatës që na kanë marrë fytyrën.”, deklaroi ndër të tjera në lidhje me këtë çështje, Kryeministri Rama.

LAJMI KRYESOR: Bilanci 2021, Rama: Hetim për pagat fiktive! COVID? Vjen vala e re

(Ie.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama konferenca e fundvitit edi rama konferenca e fundvitit

Sondazh

Poll