Politike

Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Bashës: E ardhmja do jetë fitore, s’ka humbje

30 Dhjetor 2021, 20:08 Nga DOSJA
Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Bashës: E ardhmja do jetë

TIRANË – Komisioni i Rithemelimit iu kundërpërgjigj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pasi ky i fundit u shfaq në konferencë për mediat me rastin e ndërrimit të viteve. Në një reagim publik, Komisioni shprehet se opozita nuk do të jetë më pre e pazarave dhe korrupsionit të Bashës dhe mbështetësve të tij. E ardhmja për Komisionin do të jetë fitore dhe jo dështim, si gjatë këtyre 8 viteve të fundit. 
Gjithashtu, Komisioni i Rithemelimit përsëriti se në fillim të 2022, Basha nuk do të drejtojë më Partinë Demokratike.

REAGIMI I KOMISIONIT Të RITHEMELIMIT:

E ardhmja nuk mund të jetë humbje dhe disfatë por vetëm FITORE!

Komisioni i Rithemelimit

Basha deklaroi sot se “grupi non-grata” do të zgjerohet duke aluduar se bashkë ish-kryeministrit Sali Berisha do t’i bashkohet dhe kryeministri Edi Rama. Basha theksoi se asgjë nuk do të ndodhë në datën 5 janar, datë kur është vendosur ultimatum nga Komisoni i Rithemelimit që ai të lërë selinë e PD-së.

LAJMI KRYESOR: VIDEO- Basha: Asgjë s’ndodh më 5 janar, grupi ‘na bashkoi Non-Grata’ do zgjerohet

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i rithemelimit te pd lulzim basha sali berisha komisioni i rithemelimit te pd lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll