Politike

Banesat e reja, Rama: Kjo lagje do bëhet mollë sherri mes Krujës dhe Fushë Krujës

30 Dhjetor 2021, 16:09 Nga DOSJA
Banesat e reja, Rama: Kjo lagje do bëhet mollë sherri mes Krujës

FUSHË-KRUJË – Kryeministri Edi Rama përuroi banesat e reja në Fushë Krujë ku do të hyjnë familjet që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Shefi i qeverisë nuk i kurseu batutat me banorët e Fushë Krujës duke u treguar se lagjia e re rindërtuar në Fushë Krujë do ndezë sherrin me Krujën.

Kryeministri përsëriti sërish akuzat për bllokimin e procesit të rindërtimit në Laç, ku tha se një gjykatës ka pranuar padinë e një pronari dyqani, i cili nuk pranon që të ndërtohet në tokën e tij.

“I pret dy vjet, ndërkohë që ne kemi pasur jo pak problem për të sistemuar pronën, një pjesë publike private, kur mbaronte një private, dilte një tjetër, jemi dashur të përballemi të gjitha hallet në shtet. Në lagjen nr.2 në Laç nuk po arrijmë të gjitha pallatet se ka dalë një gjykatës që ka siguruar padinë për një njeri ka një dyqan dhe s’do ta lëshojë, por nga e para dh ta marrë prapë. Në Krujë, kjo lagje këtu do bëhet mollë sherri mes Fushë- Krujës dhe Krujës se juve jeni çik për sherr, kush është më lart e më poshtë, kush më i vjetër e më i ri dhe kush më i zgjuar e më hilanjos. Ata lart në Krujë thonë u bënë këta që të futen në shtëpi para nesh”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll