Politike

Situata në PD, Rama:Ajo parti nuk ka prodhuar asgjë veçse mite fitoresh të vjedhura

30 Dhjetor 2021, 10:57 Nga DOSJA
Situata në PD, Rama:Ajo parti nuk ka prodhuar asgjë veçse mite

TIARNË- Kryeministri Edi Rama teksa është pyetur nëse ka pasur ndikim në qëndrimin e Lulzim Bashës si kryeopozitar, është shprehur se PD-ja po shkon drejt një fundi të merituar. Gjatë konferencës së fundvitit, Rama është shprehur se Partia Demokratike prej vitesh e vetmja gjë që ka prodhuar janë mite fitoresh të vjedhura. Ndërkohë që sa për përplasjet mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ai shtoi se nuk ka punë me asnjë prej tyre.


Është një nga anët që po e con PD drejt një fundi të merituar për shkak se është një fund i përgatitur me vite, jo nga unë, as nga ne, as nga ju. As nga ata shqiptarë që e votojnë dhe e mbështesin atë, por si tifozët e një kombëtare që nuk i ndahen asaj edhe kur skuadra nuk e fiton kampionatin. Por nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatitur mbi këmbënguljen e verbër në kërkim të rezultateve të tjera. Një forcë politike që nuk ka prodhuar asgjë tjetër përvec mite fitoresh të vjedhura dhe sherre që kanë dëmtuar vendin, mne një përpjekje për tu rikthyer në puishtet pa një kapacitet real për të qeverisur. S’kam punë as me njërin e as me tjetrin. Janë dy burra në hall të madh dhe hallin e tyre duan ta kthejnë edhe në hallin e Shqipërisë. Kështu që nuk mund të bëj parashikimi se cfarë do të sjellë e ardhmja, s’kam asnjë arsye përpos dëshirës për të mos u marrë me asnjë prej tyre. Dhe kohën që ma kanë marrë, nuk do ma marrin më sepse do jua jap njerëzve të zakonshëm. Është një marrëzi e ndarë përgjysëm,” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Bilanci 2021, Rama: Hetim për pagat fiktive! COVID? Vjen vala e re

(I.A;e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama konferenca e fundvitit edi rama konferenca e fundvitit

Sondazh

Poll