Sport

Premier League/ Lukaku nuk mjafton, Brighton “ngrin” Chelsean në minutën e 91′

29 Dhjetor 2021, 22:07 Nga DOSJA
Premier League/ Lukaku nuk mjafton, Brighton “ngrin” Chelsean

ANGLI– Viti 2021 plot suksese për Chelsean përfundon me një rezultat zhgënjyes. Kampionët e Europës nuk shkuan më shumë se 1-1 ndaj Brighton dhe duke u larguar ndjeshëm në luftën për titull. Futbollistët e nisën mirë takimin dhe rasti i parë erdhi në minutën e 17′ nga Azpilicueta por topi u përplas në shtyllë.

Megjithatë, avantazhi erdhi në minutën e 28-të, Lukaku fluturon për të goditur me kokë dhe çon shifrat në 1-0. Brighton nuk u dorëzua dhe krijoi disa mundësi me MacAllister dhe Bissouma, por të gjitha tentativat u pritën nga portieri Mendy.

Goli u duk çështje kohe ndikuar edhe nga ritmi i ulët i skuadrës së Tuchel.ëelbeck në minutën e 91′ shënoi golin e barazimit. Chelsea shkon kështu në vendin e tretë dhe ngadalëson ritmin për titull.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brighton chelsea lukaku brighton chelsea lukaku

Sondazh

Poll