Politike

Tensione në Kukës, momenti kur çahet kordoni i dytë i policisë/ Efektivët ndjekin me vrap protestuesit (Foto)

25 Qershor 2019, 17:12 Nga DOSJA
Tensione në Kukës, momenti kur çahet kordoni i dytë i

KUKËS– Protestuesit në Kukës kanë nisur sërish përplasjet me forcat policore. Ata kanë arritur të çajnë kordonin e dytë të policisë dhe kanë marshuar në drejtim të aeroportit.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, protestuesit janë të shumtë në numër dhe efektivët nuk kanë arritur t’i mbajnë dot.

Pasi çanë kordonin ata kanë nisur të vrapojnë, dhe më pas kanë vrapuar edhe policët pas tyre.

Në aeroport ndodhet kryeministri Edi Rama ku po mban mitingun. Rama mbërriti me helikopter në aeroportin e Kukësit, pasi u nis nga Tropoja.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim elektoral në Tropojë dhe Kukës, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë. Në Kukës Rama mbërriti me helikopter. Simpatizantët e PD-së marshuan drejt aeroportit të Kukësit për të penguar takim e Ramës, ku pati edhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, ku këta të fundit çanë kordonin e policisë. Rama ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime më 30 qershor, me bindjen se do të fitojnë. Kryeministri shpalosi planin e PS për 4 vitet e ardhshme, teksa premtoi se do të punohet akoma më shumë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe jetën e qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama në kukës protestuesit cajne kordonin edi rama në kukës protestuesit cajne kordonin

Sondazh

Poll