Politike

‘Për përshesh Paloka të mbyt’, Rama batuta me tropojanët: Flas për ata të tjerët…

25 Qershor 2019, 15:36 Nga DOSJA
‘Për përshesh Paloka të mbyt’, Rama batuta me

TROPOJË– Kryeministri Edi Rama nga takimi me qytetarët nuk ka lënë pa thumbuar ish-deputetin e PD-së, Edi Palokën.

“Për përshesh Paloka të mbyt.Por të tjerët, demokratët më ekstremistë që thonë nuk duam të shohim me sy as PS, Edi Ramën jo e jo, po duan patjetër PD-në dhe babën të kthehet prap. Ju them dëgjoni këtu: Kur shkoni hapni dyqanin dhe në fund të ditës nuk çoni në shtëpi pa fillu këto rrëmuja”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim elektoral në Tropojë dhe Kukës, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë. Në Kukës Rama mbërriti me helikopter. Simpatizantët e PD-së marshuan drejt aeroportit të Kukësit për të penguar takim e Ramës, ku pati edhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, ku këta të fundit çanë kordonin e policisë. Rama ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime më 30 qershor, me bindjen se do të fitojnë. Kryeministri shpalosi planin e PS për 4 vitet e ardhshme, teksa premtoi se do të punohet akoma më shumë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe jetën e qytetarëve.

(k.m.a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka edi rama ne tropoje edi paloka edi rama ne tropoje

Sondazh

Poll