Politike

Fushata në Tropojë, Rama ndan kujtime me qytetarët: Verës vija këtu…

25 Qershor 2019, 15:23 Nga DOSJA
Fushata në Tropojë, Rama ndan kujtime me qytetarët: Verës

TROPOJË– Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Tropojë, ku edhe ka prenzatuar kandidatin socialist për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në fjalën e tij, Rama ka ndarë me qytetarët kujtimet e tij me Tropojën, të cilën e kishte vizituar vite më parë.

“Unë kam qënë këtu vite më parë. Bëja praktikën gjatë muajve të verës këtu,”-tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim elektoral në Tropojë dhe Kukës, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë. Në Kukës Rama mbërriti me helikopter. Simpatizantët e PD-së marshuan drejt aeroportit të Kukësit për të penguar takim e Ramës, ku pati edhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, ku këta të fundit çanë kordonin e policisë. Rama ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime më 30 qershor, me bindjen se do të fitojnë. Kryeministri shpalosi planin e PS për 4 vitet e ardhshme, teksa premtoi se do të punohet akoma më shumë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe jetën e qytetarëve.

(k.m, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne tropoje edi rama ne tropoje

Sondazh

Poll