Politike

Mbështetësit e PD presin Ramën me protesta në Tropojë

25 Qershor 2019, 15:20 Nga DOSJA
Mbështetësit e PD presin Ramën me protesta në Tropojë

TROPOJE- Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta sot në Tropojë.

Mbështetës të Partisë Demokratike janë përplasur me Policinë e Shtetit në kordonin ku është rrethuar mitingu që po zhvillon kryeministri me mbëshetetës të PS.

Pas Tropojës, Rama do të shkojë në Kukës ku do të zhvillojë një tjetër miting në aeroportin e Kukësit.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim elektoral në Tropojë dhe Kukës, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë. Në Kukës Rama mbërriti me helikopter. Simpatizantët e PD-së marshuan drejt aeroportit të Kukësit për të penguar takim e Ramës, ku pati edhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, ku këta të fundit çanë kordonin e policisë. Rama ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime më 30 qershor, me bindjen se do të fitojnë. Kryeministri shpalosi planin e PS për 4 vitet e ardhshme, teksa premtoi se do të punohet akoma më shumë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe jetën e qytetarëve.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne tropoje edi rama rama ne tropoje

Sondazh

Poll