Politike

Emërimet në administratë, Rama siguron mbështetësit e PD-së: Asnjë grua nuk do preket nga kryetarët e Bashkive, burrat s

25 Qershor 2019, 15:48 Nga DOSJA
Emërimet në administratë, Rama siguron mbështetësit e

TROPOJË– Kryeministri Edi Rama ka siguruar qytetarët e Tropojës se askush nuk do t’i heqë nga puna kur të vijë në pushtet PS.

Rama u shpreh se asnjë grua me bindje demokrate nuk do të hiqej nga puna, por e njëjta gjë nuk do të ndodhte me burrat që shkonin në mitingjet e PD-së.

“Mos kini frikë se nuk iu heq njeri nga puna. Kush do ju pushojë? Ata që do pushohen vetë më 30 qershor? Asnjë grua nuk ka për t’u prekur nga kryetarët e Bashkive. Burrat si ta kenë. Nëse do shkojnë pas Lulit dhe Fallxhores nuk do falen,”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim elektoral në Tropojë dhe Kukës, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë. Në Kukës Rama mbërriti me helikopter. Simpatizantët e PD-së marshuan drejt aeroportit të Kukësit për të penguar takim e Ramës, ku pati edhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, ku këta të fundit çanë kordonin e policisë. Rama ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime më 30 qershor, me bindjen se do të fitojnë. Kryeministri shpalosi planin e PS për 4 vitet e ardhshme, teksa premtoi se do të punohet akoma më shumë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe jetën e qytetarëve.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike administrata ne zgjedhje edi rama ne tropoje administrata ne zgjedhje edi rama ne tropoje

Sondazh

Poll