Politike

Nisin përplasjet në Kukës, protestuesit çajnë kordonin e policisë dhe marshojnë drejt aeroportit (VD)

25 Qershor 2019, 15:53 Nga DOSJA
Nisin përplasjet në Kukës, protestuesit çajnë

KUKËS- Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta gjatë takimit të tij elektoral në Kukës, ku do të bëjë prezantimin e kandidatëve socialistë.

Pas mbylljes së takimit në Tropojë, kreu i qeverisë Edi Rama është nisur drejt Kukësit. Bashkë me të ka nisur edhe lëvizja e militantëve të PD të cilët, po shkojnë për t’i bërë pritë kryeministrit pranë Aeroportit të Kukësit.

Forcat e policisë kanë ngritur kordon policor për të ndaluar simpatizantët e PD-së që të pengojnë takimin e Ramës. Me thirrjet “Rama ik”, protestuesit në përleshje e sipër me simpatizantët e Partisë Demokratike kanë thyer kordonin policor.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama në kukës protestuesit e pd edi rama në kukës protestuesit e pd

Sondazh

Poll