Politike

Padi ndaj Tiede/ Reagon Martin Henze: Rama shumë shpejt para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar

25 Qershor 2019, 16:36 Nga DOSJA
Padi ndaj Tiede/ Reagon Martin Henze: Rama shumë shpejt para gjykatave

GJERMANI- Këshilltari i kancelares gjermane Angela Merkel, Martin Henze ka reaguar pas lajmit se kryeministri Rama ka paditur gazetarin e “Bild” Piter Tiede pas publikimit të përgjimeve.

Përmes një postimi në Twitter, Henze shprehet se Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar, teksa përgëzon punën e bërë nga BILD.

‘Peter, këto janë tronditjet e fundit të një autokracie, Zoti Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar. BILD është një ‘organet më të mira të shtypit. Ne kemi lirinë e shtypit’, shkruan Henze.

Rama vendosi të padiste gazetarin gjerman Peter Tiede më 17 qershor, pikërisht ditën që ai publikoi përgjime të reja lidhur me dosjen 184, ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të PS-së. Përveç Ramës, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor pasi përgjimet e dy dosjeve 184 dhe 339 të publikuara nga Tiede janë në hetim.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bombat e tiedes edi rama padit gazetarin gjerman martin henze bombat e tiedes edi rama padit gazetarin gjerman martin henze

Sondazh

Poll