Politike

Rama jep premtimin e shumëpritur nga Tropoja: Parandaluam masakrën në Valbonë, s’do lejojmë më hidrocentrale

25 Qershor 2019, 15:30 Nga DOSJA
Rama jep premtimin e shumëpritur nga Tropoja: Parandaluam masakrën

TROPOJË- 5 ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale, kryeministri Edi Rama vijon me fushatën e tij elektorale.

Këtë pasdite ai u ndal në Tropojë, ku po zhvillon një takim me banorët e zonës. Rama iu premtoi banorëve se nuk do lejojë më ndëtimin e hidrocentraleve në Valbonë, përveç 2-ve që janë duke u ndërtuar.

Pjesë nga fjala e Ramës në Tropojë:

Jam në shtëpinë e tij dhe sdua t’ja përmend emrin. Edhe Valbona u desh që të vinim ne dhe t’i zija unë vendin atij që të bllokohej masakra e hidrocentraleve njëri pas tjetrit. Se si mund të firmosësh për 11 hidrocentrale në Valbonë, por di që u munduam që t’i ndalonim. Përveç atyre 2 që po ndërtohen nuk ka për t’u ndërtuar asnjë tjetër. Rrugën për në Valbonë e gjetëm rrugëve. Njësoj si PD-së, rrugëve. Më vjen shumë mirë që në programin e 5 yjeve kemi arritur që të përfshijmë edhe Tropojën. Avni Ponari po ndërton një hotel me 5 yje këtu në Tropojë. Do të sjellin turistë nga ata që shpenzojnë shumë. Do të krijojmë mundësi për të gjithë prodhuesit e vegjël rreth e rrotull.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim elektoral në Tropojë dhe Kukës, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë. Në Kukës Rama mbërriti me helikopter. Simpatizantët e PD-së marshuan drejt aeroportit të Kukësit për të penguar takim e Ramës, ku pati edhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, ku këta të fundit çanë kordonin e policisë. Rama ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime më 30 qershor, me bindjen se do të fitojnë. Kryeministri shpalosi planin e PS për 4 vitet e ardhshme, teksa premtoi se do të punohet akoma më shumë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe jetën e qytetarëve.

(a.m, k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne tropoje ndertimi i hec-ve ne valbone zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama ne tropoje ndertimi i hec-ve ne valbone zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll