Politike

“Luli, Luli”,qytetari i thërret Bashën në Tropojë, Rama: Hë mo do të më zësh vendin

25 Qershor 2019, 15:34 Nga DOSJA
“Luli, Luli”,qytetari i thërret Bashën në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një qytetar që i ndërpreu fjalën që mbajti gjatë mitingut në Tropojë.

Teksa Rama po fliste për programin e tij politik në lidhje me këtë qytet, një nga të pranishmit thërriti emrin e kryeopozitari Lulzim Basha.

Luli, Luli, Luli,”- dëgjohet teksa thërret ai.

Por kryeministri ndërpreu fjalën dhe i tha: Hë mo çfarë ke? Që tani do të më zësh vendin?

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim elektoral në Tropojë dhe Kukës, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë. Në Kukës Rama mbërriti me helikopter. Simpatizantët e PD-së marshuan drejt aeroportit të Kukësit për të penguar takim e Ramës, ku pati edhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, ku këta të fundit çanë kordonin e policisë. Rama ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime më 30 qershor, me bindjen se do të fitojnë. Kryeministri shpalosi planin e PS për 4 vitet e ardhshme, teksa premtoi se do të punohet akoma më shumë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe jetën e qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne tropoje lulzim basha edi rama ne tropoje lulzim basha

Sondazh

Poll