Sport

Çmimet e FSHF: Bregu është “Topi i Artë”, ja formacioni dhe trajneri më i mirë

29 Dhjetor 2021, 21:36 Nga DOSJA
Çmimet e FSHF: Bregu është “Topi i Artë”, ja

SHQIPËRI– RTSH Sport në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit zhvilluan ceremoninë e ndarjes së çmimeve për lojtarët më të mirë në sezonin 2020-2021.

Për sa i përket çmimit individual që mban emrin si “Topi i Artë”, u shpall ish-lojtari i Teutës, Dejvi Bregu. Sulmuesi vlonjat shënoi 16 gola në 36 paraqitje duke ndihmuar skuadrën durrsake të shpallej kampione.Ndërkohë, në formacionin e vitit nuk pati një ekip që dominoi më shumë se të tjerët me lojtarët e vetë.Trajneri më i mirë është shpallur Thomas Brdaric.

Formacioni i vitit: Visar Bekaj (Tirana), Erdenis Gurishta (Vllaznia), Egzon Belica (Partizani), Mevlan Adili (Vllaznia), Marsel Ismajlgeci (Tirana), Julian Shehu (Laçi) , Albano Aleksi (Teuta), Regi Lushkja (Laçi), Jasir Asani (Partizani), Dejvi Bregu (Teuta), Agim Ibraimi (Kukësi+Dinamo). Trajner: Thomas Brdaric (Vllaznia)

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dejvi bregu superiore dejvi bregu superiore

Sondazh

Poll